• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Sondazhet: Romney kryeson ndaj Obamas

Publikuar: 27.10.2012 - 10:35

Washington, 27 tetor - Dhjetë ditë nga mbajtja e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara një sondazh i publikuar nga Gallup tregon për një diferencë prej 5 pikësh të kandidatit republikan, Mitt Romney.

Sipas këtij sondazhi, 51 përqind e amerikanëve shprehen se do të votojnë republikanin më 6 nëntor, ndërsa 46 përqind e të anketuarve deklarojnë votën pro një mandatit të dytë të Barack Obamas.

Marzhi i gabimit i këtij sondazhi përllogaritet i lartë, pasi ai është ndërmarrë në nivel kombëtar, ndërkohë që për presidencën e ardhshme do të vendosë vota në shtete të veçanta në varësi të shpërndarjes së popullsisë dhe numrit të votuesve.

tjetër sondazh i publikuar nga RPC flet për një baraspeshë të preferencave mes dy kandidatëve, megjithëse edhe këtu Mitt Romney ndodhet në avantazh, por vetëm 1 pikë përqindje.

Fushata në Shtetet e Bashkuara ka hyrë në fazën finale të saj, ndërkohë që në disa shtete ka nisur a ashtuquajtura votë e parakohshme. Vetë presidenti Obama zgjodhi të votojë para kohe në përpjekje për të nxitur votuesit për një pjesëmarrje masive në zgjedhje.

Sipas analistëve amerikanë, sa më e lartë të të jetë pjesëmarrja në zgjedhje, aq më të mëdha janë shanset e Obamas për t’u konfirmuar si president i amerikanëve, nisur kjo nga politikat populliste të tij.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 29°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 29°CI kthjellėt
Shkup 31°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell