Në Siri luftohet, nuk respektohet festa e Bajramit

Artikujt tjerė
- Në Siri luftohet, nuk respektohet festa e Bajramit
- Në Belgjikë vritet ish-menaxheri i naftës
- Evakuuohet ambasada e Kanadasë në Washington
- Edhe një tibetian e djegë veten në shenjë proteste
- Berluskonit i ulet dënimi nga 4 në 1 vjet burg
- Çmimi Sakharov u ndahet dy iranianëve
- Ish-kandidati për president të Bjellorusisë kërkon azil në Britani
- Mbesa e Mussolinit në garë për kryeministre
- PE kritikon zgjedhjet në Bjellorusi
- Moska përshëndet dialogun Beograd Prishtinë
Damask, 26 tetor - Shpërthime të veturave bombë dhe luftime në disa zona përgjatë Sirisë kanë karakterizuar ditën e parë të marrëveshjes për armëpushim në Siri, e cila shpresohej të zgjaste gjatë katër ditëve të festës së Bajramit.
Televizioni shtetëror njofton për të paktën pesë të vrarë gjatë shpërthimit të një veture në Damask, transmeton REL.
Aktivistët sirianë thonë se tre ushtarë janë vrarë në sulme të ndara me bombë në qytetin Daraa.
Ndërkohë, grupi i ekstremistëve islamik Jabhat al-Nusra, i cili e ka refuzuar armëpushimin, është përplasur me trupat në një bazë jashtë qytetit të Maaret al-Numan, në rrugën ndërmjet Damaskut dhe Aleppos.
Qeveria siriane dhe grupi më i madh rebel në vend, Ushtria e Lirë Siriane, janë marrë vesh që ta mbikqyrin marrëveshjen për armëpushim, të ndërmjetësuar nga i dërguari i Kombeve të Bashkuara dhe Ligës Arabe për Sirinë, Lakhdar Brahimi.
Mirëpo që të dyja palët janë zotuar se do të kundërpërgjigjen, nëse sulmohen.







