• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Madrid, zbulohet një rrjet kriminal kinez

Publikuar: 17.10.2012 - 21:49

Madrid, 17 tetor - Policia spanjolle njoftoi sot se ka zbuluar një rrjet kriminal kinez, i cili dërgonte në mënyrë të paligjshme prodhime kineze në Spanjë që më pas shpërndaheshin në gjithë Evropën.Shefi i policisë spanjolle, Ignacio Cosido tha se autoritetet ndaluan 83 anëtarë të dyshuar të një grupi kriminal në një bastisje banesash dhe zyrash në gjithë vendin një ditë më parë. Të dyshuarit përfshijnë 58 kinezë, 17 spanjollë dhe tetë qytetarë të kombësive të tjera.

Cosido tha se rreth 500 oficerë ishin përfshirë në atë që autoritetet e quajtën “operacioni Emperor” e që kishte vënë kryesisht në shënjestër një zonë industriale në qytetin qendror të Fuenlabradës, pranë kryeqytetit Madrid. Në zonën Cobo Calleja ka qindra pika që shpërndajnë prodhime kineze, qendra më e madhe kineze e mallrave me shumicë në Evropë, transmeton Voa.

Shefi i policisë tha se autoritetet besojnë se ky grup kriminal fuste mallra kineze kontrabandë në Spanjë, duke iu shmangur taksave dhe duke transferuar ilegalisht disa nga fitimet në Kinë.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 32°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 32°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 36°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell