• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 189 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 5 *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

I dërguari i OKB-së në Turqi

Publikuar: 13.10.2012 - 17:00

Ankara, 13 tetor - I dërguari i OKB-së dhe Lidhjes Arabe në Siri, Lakhdar Brahimi mbërriti në Turqi për të zhvilluar bisedime në lidhje me tensionet në rritje midis Ankarasë dhe Damaskut.  Brahimi do të dëgjojë perspektivën e Turqisë për krizën tashmë të ndezur nga minsitri i Jashtëm, Ahmet Davutoglu. Vizita e tij vjen vetëm disa ditë pasi pesë civilë turq u vranë në bombardimet nga përtej kufirit sirian, transmeton TCH.

Turqia i është kundërpërgjigjur sulmeve siriane në territorin e saj me të njëjtën gjuhë. Artileria turke ka bombarduar disa objektiva në thellësi të territorit sirian. Përshkallëzimi i tensioneve mes dy vendeve erdhi pas ndalimit të një avioni pasagjerësh sirian

nga ushtria turke që e detyroi atë të ulej në Ankara.

Pas uljes së detyruar, ministri i Jashtëm turk dhe vetë kryeministri Erdogan deklaruan se në avion u gjetën armë dhe pajisje luftarake ruse, që sipas tyre, kishte destinacion forcat e regjimit të presidentit Bashar al-Assad.

Por Siria dhe Turqia ka hedhur poshtë pretendimin dhe e ka quajtur një gënjeshtër, duke sfiduar Turqinë teksa e fton të tregojë faktet.

Në Siri, aktivistët thanë të premten se luftëtarët rebelë kanë konfiskuar një bazë ajrore qeveritare pranë qytetit veri-perëndimor të Aleppo-s. Por pretendimi nuk është verifikuar ende nga burime të pavarura.



 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 23°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 23°CShi i lehtė
Shkup 27°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu