Shtypi britanik tallet me Çmimin Nobel për BE-në

Artikujt tjerė
- Hezbollahu libanez përdori avionin iranian pa pilot
- HRW: Asadi po përdorë bomba kasetore
- Gabimisht qëlluan me armë zjarri presidentin e vendit
- Turqia ndalon hapësirën ajrore për avionët sirianë
- Marrëveshje britanike-skoceze për referendum
- Luftanija amerikane përplaset me nëndetësen bërthamore
- Pesë marinsë britanikë akuzohen për vrasje në Afganistan
- Opozita e majtë çeke fiton zgjedhjet
- Shtatëmbëdhjetë vende të NATO-s do të armatosen me karabinë ruse
- Plumba ndaj zyrës zgjedhore të Obamës
Londër, 13 tetor - Gazetat britanike kanë shprehur përbuzje për dhënien e Çmimit Nobel për Paqe Bashkimit Evropian, duke reflektuar kundërthënien e vendit kundrejt fqinjëve të tij në kontinent, shkruan agjencia e lajmeve AFP. BE-ja duket të jetë tallur! ka shkruar tabloidi Sun, duke e cituar ish-ministrin konservator të financave Norman Lamont i cili e ka quajtur çmimin e së premtes si qesharak dhe absurd.
Çmimi Nobel i Paqes për idiotësi, ka shkruar krahu i së djathëts, Daily Mail, pranë një foto të protestuesve në Athinë të veshur si nazistët, ndërsa protestonin kundër masave të imponuara të kursimit të BE-së, gjatë kohës sa Athinën e vizitonte kancelarja gjermane Angela Merkel.
Komentatori i gazetës, Max Hastings tha se çmimin i dhënë në kohën e krizës së eurozonës shkon përtej satirës.
Gjykatësit e Nobelit kanë vendosur mbi ne një shaka të madhe e mizore, ka shkruar ai, transmeton REL.
Gazeta e krahur të majtë, Independent ngjashëm ka përdorur një imazh të protestuesve grekë, të rrethuar nga mbeturinat dhe gazi lotsjellës, në ballinë, me një citim nga komiteti i Nobelit me seli në Norvegji: Një projekt unik që zëvendësoi luftën me paqen.
The Times e quajti çmimin të pavlerë dhe tha se projekti evropian është shndërruar në "një skemë utopike për ribërjen e kontinentit të Evropës .
Komentatorët e tij kritikuan rritjen e së djathtës ekstreme dhe krizën e borxheve.
Konservatorja Daily Telegraph shkruante në një editorial se vendimi mbi të gjitha, ngre një pyetje: A është tepër vonë për trashëgimtarët e Alfred Nobelit që të tërheqin paratë e tyre?
Shërbimi më i madh nuk i është bërë për diplomaci, por për komedi.
Por, thuhet në gazetë, ende ka kohë për Evropën ... për të rizbuluar dhe riafirmuar lirinë e përbashkët dhe prosperitetin e përbashkët që e bëri atë një fener të tillë për kombet e varfëra apo të burgosura në kufijtë e saj .
Financial Times ishte një zë i vetmuar që mbështeti çmimin, duke thënë se ai me të drejtë njeh një të të arritur historike.
Kryeministri David Cameron është nën presion nga krahu i djathtë në partinë e tij Konservatore për të mbajtur një referendum nëse Britania duhet të ndryshojë marrëdhëniet e saj me BE-në, ose të largohet tërësisht nga unioni.


patrioti me zemer te thyer13.10.2012/17:24
Kosova dhe Shqiperija jane vendet me te bekuara ne rajone me pasuri te begateshme te cfare do lloje prandaj ne duhet te punojme dite dhe nate se bashku duke pasur parasyshe se jemi te rrethuar me fqinje barbare qe me qindra vjet jane marrur me shkaterrimin e kombit shqipetare.Sot kemi fatin shume te madhe qe jemi te lidhur me interesat Amerikane dhe per here te pare ne histori kemi fituar nje liri qe te kemi mundesi per edukim dhe levizje te lire ne mbare botenshpresoj qe edhe KS do te kete lirin e levizjes.Armiqet e shqipetareve jane duke e ndier kete zhvillim dhe forcim te shqipetareve prandaj mundohen me cdo kushte qe ta pengojne kete zhvillim por tani eshte shume vone se treni eshte nisur dhe miku i madhe USA ka ditur shume mire qe per te qene shqipetaret e sukseshem duhet penguar problemet qe shkaktojne fqinjet dhe menyra me e leht dhe e mire eshte konflikti mes tyre sic eshte maqedonija me grecin dhe serbija me shtetet qe kaqne njohur KS dhe dobesimin e ekonomis te tyre









london13.10.2012/19:18
Fal amerikes britaniket munde te ngrenin me dy luge po mos te ishte amerika njera do ti mbetke ne fyte.