Gjenerali Allen, komandant i ri i NATO-s për Evropë

Artikujt tjerė
- Gjenerali Allen, komandant i ri i NATO-s për Evropë
- Dyshime për armatime në aeroplanin sirian të udhëtarëve
- Shpëtohet aktivistja adoleshente pakistaneze
- Mongolia heq statujën e Leninit
- Toyota tërheq mbi 7 milionë automjete
- BE kundërshton dënimin me vdekje
- SHBA-ja kritikon Armeninë
- Panetta kërkon ekipe shtesë nga NATO-ja për Afganistanin
- Dragon arriti në Stacionin e Hapësirës
- Iraku kundër ndërhyrjes së NATO-s në Siri
Bruksel/Washington Aleanca veriatlantike ka konfirmuar sot emërimin e gjeneralit John Allen (në foto) për komandant të ri të forcave të aleancës në Evropë (SACEUR). Allen, i cili momentalisht komandon me trupa e forcës ndërkombëtare ISAF në Afganistan, në pranverë të vitit 2013 në pozitën e komandantit të NATO-s për Evropë do ta zëvendësojë admiralin James Stavridis.Allen (59-vjeçar) në krye të ISAF do ta zëvendësojë gjenerali tjetër amerikan, 57-vjeçari Joseph Dunford, momentalisht zëvendëskomandant i marinsave amerikanë, ka njoftuar sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Panetta, pas përfundimit të takimit të ministrave të mbrojtjes së NATO-s në Bruksel, raporton agjencia sllovene e lajmeve STA.
Emërimin e dy gjeneralëve, me propozimin e presidentit Barack Obama duhet ta miratojë edhe Senati.





