• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Dyshime për armatime në aeroplanin sirian të udhëtarëve

Publikuar: 10.10.2012 - 20:26

Ankara, 10 tetor – Aeroplanët e aviacionit të luftës së Turqisë kanë urdhëruar sot një aeroplan sirian të udhëtarëve, i cili kishte shkalur hapësirën ajrore të Turqisë, që të ulet në aeroportin e Ankarasë, njoftoi televizionit shtetëror TRT.Aeroplani i udhëtarëve Airbus 320 fluturonte nga Moska për në Damask, ndërsa kur hyri në hapësirën ajrore të Turqisë, atij ia prenë rrugën avionët luftarakë turq F16, duke e urdhëruar që të aterrojë në aeroportin Esenbog.

Sipas televizionit turk, dyshohet se aeroplani i udhëtarëve transportonte armatim të rëndë.

Një zyrtar i Ministrisë së Jashtme turke konfirmoi se aeroplani sirian u detyrua të aterrojë në Ankara dhe se shërbimet kompetente janë duke e kontrolluar, por nuk deshi të tregojë se a ka pasur armatim në Airbus, transmeton agjencia amerikane e lajmeve AP.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 17°CMe vranėsira
Tiranė 17°CKryesisht me vranėsira
Shkup 21°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu