• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis.16 dhe 17 *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti ne KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 Dokumentar: “At the Edge of Russia” *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Amnistohen të gjithë që protestuan vitin e shkuar në Egjipt

Publikuar: 09.10.2012 - 22:30

Kajro, 9 tetor - Presidenti egjiptian, Mohamed Morsi, ka amnistuar të gjithë të arrestuarit gjatë protestave të vitit të shkuar në vend, me ç’rast ishte rrëzuar nga pushteti ish-presidenti egjiptian, Hosni Mubarak. Në faqen zyrtare të presidentit egjiptian në Facebook njoftohet se janë amnistuar të gjithë ata që me veprat e tyre përkrahen revolucionin. Amnistia ka të bëjë me të gjithë të arrestuarit që nga dita e parë e revolucionit më 25 janar 2011, derisa në fund të qershorit të këtij viti, kur presidenti i ri egjiptian mori postin, pas zgjedhjeve të para demokratike në vend. Amnistia ka prekur edhe ata që ishin duke pritur proceset gjyqësore ose ata që ishin duke vuajtur dënimet me burgim. Me këtë vendim pritët të lirohen nga burgjet disa mijëra njerëz. Mubarak kishte dhënë dorëheqje në shkuar të vitit të shkuar pas protestave 18-ditëshe, me ç’rast edhe vdiqën qindra protestues. Ai është duke vuajtur burgimin e përjetshëm pasi që gjykata e shpalli fajtor në qershor të këtij viti, sepse nuk i parandaloi vrasjet, por i urdhëroi ato. 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 15°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 15°C
Shkup 23°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė16°C
Tiranė18°CRrebesh shiu
Shkup23°CRrebesh shiu