Abu Hamza doli para gjykatës së New Yorkut

Artikujt tjerė
- Abu Hamza doli para gjykatës së New Yorkut
- Iranianët përballë krizës më të rëndë ekonomike në dekada
- Anije private drejt Stacionit të Hapësirës
- Pakistani ndërpret protestën anti-amerikane
- Sërish protesta në Madrid
- Vetëdigjet tibetiani 27-vjeçar
- Fushata Obama, 181 milionë dollarë fonde në shtator
- Cameron kërcënon BE-në me veto
- Panetta paralajmëron për përhapjen e konfliktit sirian
- Venezuela voton presidentin: Chavez sfidohet nga Capriles
New York, 7 tetor - Kleriku radikal islamik, Abu Hamza al-Masri është paraqitur para gjykatës në New York, disa orë pas ekstradimit të tij nga Britania për në SHBA.
Hamza, i cili përballet me një sërë akuzash për terrorizwm, është ankuar përmes avokatit se autoritetet amerikane i kanë hequr grepat prostetikë që mban për duart.
Ai do të paraqitet sërish para gjykatës të martën.
Katër të dyshuarit e tjerë, të cilët janë ekstraduar në SHBA së bashku me Hamzan, janë vetëdeklaruar të pafajshëm, raporton Rel.
Të pestit kanë fluturuar të shtunën drejt Shteteve të Bashkuara, pasi Gjykata e Lartë në Britani ka refuzuar apelet e tyre të fundit për mosekstradim.
Të gjithë ata përballen me burgim të përjetshëm nëse shpallen fajtorë për planifikimin e sulmeve terroriste.
Nën kushtet e ekstradimit të tyre, ata duhet të gjykohen në gjykata civile të Shteteve të Bashkuara.





