• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis.16 dhe 17 *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti ne KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 Dokumentar: “At the Edge of Russia” *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Anija holandeze nuk po lejohet të zbarkojë në Marok

Publikuar: 04.10.2012 - 15:43

Smirit, 4 tetor - Autoritetet marokene thonë se një anijeje holandeze, e cila promovon aborte të ligjshme dhe të sigurta, ka mundësi që t’i ndalohet zbarkimi në portin e Smirit.

Anija holandeze me emrin “Gratë në Valë” është ftuar nga grupi i grave marokene që të ndihmojë në ngritjen e vetëdijes lidhur me vështirësitë në legalizimin e aborteve.

Kjo është vizita e parë e kësaj anije në një shtet mysliman.

Ministri i Punëve të Brendshme i Marokut, Mohend Laenser tha sot se nga pikëpamja e aspektit të sigurisë, autoritetet e vendit nuk janë të njoftuara për arritjen e kësaj anije.

Një nga organizatoret, gjinekologia Gunilla Kleiverga njoftoi se Marina Marokene është duke e bllokuar portin.

Organizata thotë se anija mund të ofrojë aborte të sigurta dhe të ligjshme për femrat marokene, sipas ligjit holandez, në ujëra ndërkombëtare, deri në gjashtë javë e gjysmë të shpatëzënësisë.

Kjo anije ka realizuar fushata në Irlandë, Poloni dhe Spanjë.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 11°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 11°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė16°C
Tiranė18°CRrebesh shiu
Shkup23°CRrebesh shiu