Turqia miraton operacionet ushtarake në Siri
Artikujt tjerė
- Anija holandeze nuk po lejohet të zbarkojë në Marok
- Turqia miraton operacionet ushtarake në Siri
- Qetësohet situata ndërmjet Turqisë dhe Sirisë
- Fillon lotaria amerikane Green Card për vitin 2014
- Kërkohet lirimi i liderëve opozitarë në Kirgizi
- Turqia i rifillon bombardimet në Siri
- Për shkak të protestës, nuk doli gazeta më e vjetër izraelite
- Rusa mohon përzierjen në kontrabandimin nga SHBA
- Sipas sondazheve - debatin e fitoi Romney
- Peticion amerikan kundër dronëve në Pakistan
Ankara, 4 tetor - Parlamenti i Turqisë ka autorizuar operacionet ushtarake përtej kufirit në shtetin fqinj të Sirisë.
Agjencia shtetërore e lajmeve, Anadolu njofton se vendimi i aprovuar sot i jep autoritet qeverisë që për një vit të dërgojë trupa në Siri, apo të vazhdojë me bombardimet ajrore.
Vendimi erdhi pas një seance të jashtëzakonshme, pas bombardimeve të djeshme të Sirisë në tokën turke, si pasojë e të cilave mbetën të vrarë pesë civilë turq, transmeton REL.
Pas votimit, zv/kryeministri turk, Besir Atalay tha se ky vendim nuk nënkupton luftë...por ka qëllime parandaluese.
Këshilli i Sigurimit i OKB-së pritet të mblidhet më vonë gjatë ditës, pas kërkesës së Turqisë që kjo organizatë të ndërmarrë veprimet e nevojshme për ta ndalur agresionin sirian.










vivo04.10.2012/15:47
bravo ...