• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Perëndimori i fundit lë Guantanamon

Publikuar: 29.09.2012 - 18:12

Guantanamo, 29 shtator - I burgosuri i fundit perëndimor në burgun e Guantanamos do të kthehet në vendin e tij të lindjes, Kanada. Me prejardhje islamike, Omar Khadr është mbajtur në bazën amerikane në Kubë që prej vitit 2002, pasi u arrestua në Afganistan në moshën 15-vjeçare, transmeton TCH.

Një avion ushtarak po e transporton atë për në Kanada, ka njoftuar një televizion kanadez. Khadr do të shlyejë pjesën e mbetur të dënimit në Kanada, pasi është shpallur fajtor për vrasjen e një ushtari amerikan në Afganistan.

Ai u dënua me 40 vjet burg nga një gjykatë ushtarake në Guantanamo në vitin 2010 nën akuzën e planifikimit të sulmeve terroriste, por pasi bëri një marrëveshje dënimi u reduktua në 8 vjet.

Në bazë të paktit atij iu mundësua kthimi në Kanada tetorin e kaluar. Shumica e kanadezëve mbështetën fushatën për riatdhesimin e të riut, që sot është 26 vjeç.



 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 32°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 32°CI kthjellėt
Shkup 36°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell