Gjeorgji: Mijëra vetë e mbështesin opozitën

Artikujt tjerė
- Gjeorgji: Mijëra vetë e mbështesin opozitën
- Fox News, kërkon falje për vetëvrasjen live
- Shtyhet procesi kundër ish - shërbëtorit të Papës
- Ish kryetari francez shet pasurinë (video)
- Siri: Luftimet në Alep e kanë përfshirë edhe pjesën historike
- Atentat me pistoletën lodër, ndaj presidentit çek
- Iranianët sulmojnë me të madhe bankat amerikane?
- Ambasadës kineze në Tokio, zarf me plumb brenda
- Shpërthim në një fabrikë kimike në Japoni
- Një agjent francez - ekzekutori i Gadafit
Tbilisi, 29 shtator - Dhjetëra mijëra vetë janë tubuar sot në kryeqytetin Tbilisi të Gjeorgjisë, për ta mbështetur politikanin Bidzina Ivanishvili dhe koalicionin e tij Ëndërra Gjeorgjiane, para zgjedhjeve parlamentare, që mbahen të hënën. Duke folur para masës së tubuar, Ivanishvili tha se qeveria aktuale e Gjeorgjisë e ka çuar vendin në rrugë pa krye nën pretekstin e demokracisë dhe kujdesit, transmeton REL.
Ivanishvili pretendoi se qeveria, jo vetëm që ka dështuar ti realizoj premtimet për zgjidhjen e problemeve të këtij vendi, por ato i ka shumëfishuar.
Tubimi opozitar u bë pas atij të Lëvizjes Kombëtare për Unitet, që e udhëheq qeverinë në Gjeorgji, në të cilin morën pjesë afro 70 mijë njerëz.
Agjencitë e lajmeve DPA dhe Itar-Tass vlerësojnë se në tubimin e sotëm ishin afro 200 mijë vetë.






