Lavrov: Mbështetja për kryengritësit e thellon konfliktin në Siri

Artikujt tjerė
- Lavrov: Mbështetja për kryengritësit e thellon konfliktin në Siri
- Gjashtë të vdekur nga vërshimet në Spanjë
- Rreziku i armëve kimike në Siri
- George Soros jep 1 milion dollarë për Obamën
- Obama: SHBA-ja do të mbrojë Izraelin
- Carla Del Ponte do të hetojë krimet në Siri
- Paralajmërimi i Westerwelles: Siguria e Izraelit në rrezik
- Zvicra nuk ndalon burkën
- Presidenti çek qëllohet me armë plastike
- Afganistani me tepricë opiumi
Moskë, 29 shtator - Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, i ka kritikuar shtetet që po e mbështesin luftën e grupeve opozitare në Siri, për përmbysjen e regjimit të presidentit, Bashar al-Asad, duke thënë se kjo e shtynë këtë vend edhe më thellë në konflikt shkatërrimtar.
Duke folur në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, zoti Lavrov tha se dhuna në Siri duhet të ndalet nëpërmjet armëpushimit gjithëpërfshirës, lirimin e të burgosurve dhe ndihmën humanitare.
Kjo do të krijonte kushte për fillimin e një dialogu ndërsirian, tha Lavror.
Moska është akuzuar se i ka penguar përpjekjet për përfundimin e konfliktit 18 mujor në Siri, duke e shfrytëzuar veton në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, për ti bllokuar rezolutat, që në shënjestër e kishin regjimin e Asadit.
Grupet për të drejtat e njeriut thonë se më se 30 mijë njerëz janë vrarë prej marsit të vitit të kaluar, kur në Siri shpërtheu pakënaqësia kundër regjimit të Asadit.





