Pezullohet ekstradimi i Abu Hamzas në SHBA

Artikujt tjerė
- Pezullohet ekstradimi i Abu Hamzas në SHBA
- 10 mijë libianë përcjellin vrasësin e Gaddafit
- Ish - kryeministri drejton opozitën japoneze
- Gaz lotsjellës ndaj protestuesve grekë
- Taxhikistani kërkon ruajtjen e rezervave ushqimore
- Turqia bllokon filmin anti-islamik në internet
- Përmbytjet në Pakistan, 370 të vdekur
- Grevë e përgjithshme në Greqi
- Romney: Përse nuk hapen dritaret e avionëve?
- Madridi bllokohet nga protestat
Londër, 26 shtator - Tjetër e papritur në betejën e gjatë ligjore që sheh si të pandehur Abu Hamza al Masri, imami i dënuar në Britaninë e Madhe për nxitje të urrejtes.Ditën e hënë iu dha drita jeshile ekstradimit të tij në Shtetet e Bashkuara, por të mërkurën, krejt pa pritur, Gjykata e Lartë ka pranuar në momentet e fundit apelin e avokatëve të tij, duke urdhëruar pezullimin e ekstradimit.
Lëvizja në fjalë vjen pasi Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut kishte rrëzuar kërkesën për apel të paraqitur nga kleriku radikal. Beteja ligjore e Abu Hamza zgjat për më shumë se tetë vjet dhe deri më sot ka kushtuar miliona paund.
Vetë kleriku pretendon se ai dhe bashkëpunëtorët e tij do të përballen me trajtime çnjerëzore nëse dërgohen në Shtetet e Bashkuara.
Vendimi i së hënës parashikonte gjithashtu që katër të dyshuar të tjerë për terrorizëm, përfshirë ekspertin e elektronikës Babar Ahmad, do të përballeshin gjithashtu me ekstradim në Shtetet e Bashkuara.
Gjithashtu, çështja e klerikut futi në sherr BBC me mbretëreshën, për faktin se publikoi një bisedë private të saj me një gazetar, gjë që detyroi rrjetin informativ ti kërkonte falje monarkes.








