• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Shtatë të vrarë në Turqi

Publikuar: 25.09.2012 - 21:58

Ankara, 25 shtator - Një shpërthim i fuqishëm tronditi pasditen e së martës qytetin turk të Tunçelit, duke vrarë shtatë persona, raportuan media vendase.

Shpërthimi shënjestroi një makinë ushtarake e cila po transportonte disa anatarë të forcave të sigurisë.

Incidenti ndodh në një zonë të njohur për aktivitetin e separatistëve kurdë, të cilët që prej vitit 1984 kanë lëshuar një rebelim për pavarësi nga shteti turk.

Në konfliktin pothuajse tre dekada të gjatë, mbi 40 mijë persona llogaritet të kenë humbur jetën.

Kjo është përplasja e fundit midis forcave policore dhe ushtarake turke e kryengritësve kurdë, që së fundmi kanë intensifikuar operacionet e tyre.

Partia e Punëtorëve të Kurdistanit, e cila grupon militantët, konsiderohet si një organizatë terroriste në Turqi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 15°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 15°CKryesisht me vranėsira
Shkup 14°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu