Iran, dënim me burg për vajzën e Hashemi Rafsanxhanit

Artikujt tjerė
- Iran, dënim me burg për vajzën e Hashemi Rafsanxhanit
- Libia shpërbën grupet e armatosura
- Fundoset një anije transportuese ruse
- Ofensivë e re e forcave të Asadit
- Irani akuzon IAEA për rrjedhje të sekreteve drejt Izraelit
- Bill Clinton s'ka ide se ç'do të bëjë Hillary
- Zviceranët kundër ndalimit total të duhanit
- Protestë e myslimanëve edhe në Athinë
- Ushtarët rusë marshojnë me këngën e Lady Gaga (Video)
- Llukashenko: Zgjedhjet në Bjellorusi model për botën
Teheran, 23 shtator - Autoritetet iraniane arrestuan vajzën e ish-presidentit, e cila do të vuajë dënimin me gjashtë muaj burg pasi akuzohet për propagandë kundër regjimit, njoftoi zyra e prokurorit të Teheranit.
Faezeh Hashemi Rafsanxhani u arrestua dje në mbrëmje për të vuajtur dënimin e saj, sipas komunikatës nga agjencia zyrtare e lajmeve Irna.
Faezeh Hashemi Rafsanxhani ndodhej mes mijëra manifestuesve të arrestuar gjatë protestave që shpërthyen pas rizgjedhjes së kontestuar të Mahmud Ahmadinexhad për një mandat të dytë në vitin 2009.
Autoritetet kishin lënë të lirë vajzën e ish-presidentit iranian, por kjo e fundit ishte dënuar në fund të vitit 2011, në përfundim të një procesi gjyqësor, me gjashtë muaj burg për propagandë kundër regjimit.







