Izraeli s'pranon ndryshim të traktatit të paqes me Egjipitin

Artikujt tjerė
- Izraeli s'pranon ndryshim të traktatit të paqes me Egjipitin
- Vazhdojnë tensionet Japoni-Kinë
- Koreja e Jugut rrit gamën e raketave balistike
- Qeveria pakistaneze s'mbështet shpërblimin për vrasjen e autorit të filmit
- Vritet një deputet somalez
- Morsi: SHBA të ndryshojë qasjen ndaj botës arabe
- Libia shpërbën milicinë joshtetërore
- Dërgohet në burg vajza e ish-presidentit iranian
- Zvicra mban referendum për duhanin
- Grevë e përgjithshme kundër filmit anti-islamik
Tel -Aviv, 2 shtator - Ministri i Jashtëm izraelit, Avigdor Lieberman tha se vendi i tij nuk do të pajtohet me ndonjë lloj ndryshimi të traktatit të paqes së vitit 1979 me Egjiptin fqinj. Pas përmbysjes së regjimit të Hosni Mubarakut, shumë politikanë egjiptianë, përfshirë presidentin Muhamed Morsi dhe lëvizjen Vëllazëria Myslimane, kanë bërë thirrje për ndryshime mbi kufizimin e trupave egjiptianë në Gadishullin Sinai, transmeton REL.
Udhëheqësit egjiptianë thonë se rajoni po bëhet gjithnjë e më i trazuar dhe se kufizimet paraqesin shkelje të papranueshme të sovranitetit të Egjiptit.
Tre persona të armatosur dhe një ushtar izraelit u vranë në një incident përgjatë kufirit më 21 shtator.
Një grup xhihadist i quajtur Ansar el-Bejt Maqdes të dielën mori përgjegjësinë për incidentin, për të cilin tha se ka qenë kundërpërgjigje ndaj filmit që tall Profetin Muhamed.






