Vazhdojnë tensionet Japoni-Kinë

Artikujt tjerė
- Vazhdojnë tensionet Japoni-Kinë
- Koreja e Jugut rrit gamën e raketave balistike
- Qeveria pakistaneze s'mbështet shpërblimin për vrasjen e autorit të filmit
- Vritet një deputet somalez
- Morsi: SHBA të ndryshojë qasjen ndaj botës arabe
- Libia shpërbën milicinë joshtetërore
- Dërgohet në burg vajza e ish-presidentit iranian
- Zvicra mban referendum për duhanin
- Grevë e përgjithshme kundër filmit anti-islamik
- Darka e KKSHA për 100 vjetorin e pavarësisë
Kina ka anuluar të gjitha ngjarjet e planifikuara për të shënuar 40 vjetorin e vendosjeve të marrëdhënieve diplomatike me Japoninë. Agjencia kineze e lajmeve, Xinhua ka cituar Asociacionin për Miqësinë mes Kinës e Japonisë të ketë thënë se ngjarjet do të zhvillohen në një kohë të përshtatshme në vend se më 27 shtator, kur ishin planifikuar.
Tensionet mes dy shteteve janë rritur për shkak të pretendimeve mbi ishujt e kontestuar në Detin e Kinës Lindore, transmeton REL .
Japonia ka kontrollin mbi grupin e ishujve që i quan Senkaku.
Por, pretendime territorial ka edhe Kina, e cila i njeh ishujt me emrin Diaoyu.
Anulimet e ngjarjeve nuk janë konfirmuar nga Ministria e Punëve të Jashtme. Në të dy shtetet në ditët e fundit janë mbajtur protesta masive, derisa liderët kanë fajësuar njëri-tjetrin për rritjen e tensioneve.









