• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Koreja e Jugut rrit gamën e raketave balistike

Publikuar: 23.09.2012 - 15:19

Seul, 23 shtator - Mediat raportojnë se Uashingtoni dhe Seuli kanë rënë dakord për një marrëveshje që do të rrisë gamën e raketave balistike të Koresë së Jugut në 800 kilometra. Aktualisht, Koreja e Jugut është e kufizuar në rreze veprimi prej 300 kilometrash.

Raketat e reja me rreze të gjata veprimi mund të godasin kudo brenda Koresë së Veriut, nëse raketat lansohen nga zonat përreth qytetit të Koresë së Jugut, Daejeon.

Zyrtarët nuk kanë komentuar marrëveshjen e raportuar, por analistët presin një njoftim në muajin e ardhshëm, kur zyrtarë të lartë të mbrojtjes nga të dy vendet, do të mbajnë takimin e tyre vjetor.

Në mars, presidenti i Koresë së Jugut Lee Myung-bak u ankua se raketat Koresë së Veriut kanë arritur një rreze të gjatë veprimi prej më shumë se 400 kilometrash.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 27°CI kthjellėt
Tiranė 27°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 31°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell