• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Ngasësi i dehur përplaset në stacion, shtatë të vdekur

Publikuar: 22.09.2012 - 21:41

Moskë, 22 shtator - Shtatë persona janë mbytur dhe shumë të tjerë janë lënduar, kur siç raportohet, një ngasës i dehur ka goditur një stacion autobusi të shtunën në Moskë.

Raportet e medieve thonë se shumica e viktimave ishin adoleshentë. Zyrtarët thanë se ngasësi po ngiste shpejtë, kur ka humbur kontrollin dhe është përplasur në stacionin e autobusëve.

Zëdhënësi i policisë së Moskës i ka thënë Interfax-it,  se ai dukej të ketë qenë i dehur.

Vozitësi, që thuhet se është 29 vjeç, po mbahet nën përcjellje të policisë në spital.

Raportohet se një pasagjer që ishte në makinë dhe një kalimtar rasti janë shtruar po ashtu në spital.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 16°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 16°CShi i lehtė
Shkup 19°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell