• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Skandali në burg nxit protesta masive në Gjeorgji

Publikuar: 22.09.2012 - 21:23

Tbilisi, 22 shtator - Mediet gjeorgjiane raportojnë për një miting masiv të opozitës të mbajtur në qytetin perëndimor Zugdidi, në shenjë proteste ndaj një skandali të abuzimit në një burg në Gjeorgji.

Skandali u zbulua nga kanalet e televizioneve të opozitës, të cilat transmetuan pamjet që tregonin abuzimin e të burgosurve nga rojet e burgut.

Skandali vjen vetëm disa ditë para zgjedhjeve parlamentare të 1 tetorit, në të cilat partia e presidentit Mihajl Sakashvili, do të përballet nga blloku opozitar i udhëhequr nga miliarderi Bidzina Ivanishvili.

Ivanishvili, që drejtoi tubimin në  Zugdidi, tha se abuzimi në burg tregon “fytyrën e vërtetë të regjimit të Sakashvilit”, por gjithashtu kërkoi përmbajtje në prag të zgjedhjeve.

Protesta të studentëve janë mbajtur edhe në kryeqytet, Tbilisi.

Dy ministra kanë dhënë dorëheqjen pas skandalit, ndërsa Sakashvili ka premtuar një riorganizim të sistemit të burgjeve.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 27°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 27°CI kthjellėt
Shkup 28°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell