Karteli fut në kurth gjeneralin meksikan

Artikujt tjerė
- Karteli fut në kurth gjeneralin meksikan
- SHBA dhe BE: Ska ndarje të Kosovës
- Clinton u dërgoi mesazh shqiptaro-amerikanëve
- Franca pengoi protestat e myslimanëve
- Afganistani ndalon gazetat pakistaneze
- Grupi i shqiptaro-amerikanëve mbështet fushatën e Obamas
- Irani: Lufta me Izraelin do të vijë
- Këshilltarja e Jeremiqit lobon për Kosovën
- Merkel, Hollande, kujtojnë fjalimin e 'ripajtimit"
- Armata e Lirë Siriane zhvendos komandën nga Turqia në Siri
Siudad Mexico, 22 shtator - Një gjeneral i ushtrisë meksikane, Juan Manuel Barragan, që kishte një post të lartë në Ministrinë e Mbrojtjes, është arrestuar nga policia e vendit latin për korrupsion.
Kjo u bë pasi Barragan i kishte kërkuar bosit të kartelit Sinaloa, Joaquin El Chapo Guzman, 10 milionë dollarë në këmbim të favorizimeve në trafikun e drogës.
Por duke qenë se oficeri nuk ka arritur të mbajë premtimin, trafikantët e kartelit më të madh për tu hakmarrë e denoncuan duke u dorëzuar një video hetuesve.
Gjenerali Barragan është një prej zyrtarëve të shumtë që është arrestuar në Meksikë për favorizim të narkotrafikut, që konsiderohet si plaga e pashërueshme e shoqërisë meksikane.
Ekspertët e krimit të organizuar thonë se janë pikërisht bashkëpunimet e ofruara nga zyrtarët e korruptuar që u mundësojnë karteleve të eksportojnë drogën dhe të dominojnë me dorë të hekurt.
Që prej vitit 2005, kur presidenti Calderon zbriti ushtrinë në luftën kundër trafikantëve, në Mesikë janë vrarë rreth 50 mijë persona në luftën për kontrollin e drogës.





