Izraeli vret dy oficerë të Hamas-it

Artikujt tjerė
- Izraeli vret dy oficerë të Hamas-it
- Ban: Ndërhyrja në Siri nuk është zgjidhje
- Gjermania: Sinjale negative nga Bjellorusia
- Hetime gjyqësore për helmimin e Litvinenkos
- Protesta anti-perëndimore në Kabul, Teheran...
- Pragë: Gjykimi i parë për terrorizëm
- Helikopteri sirian godet aeroplanin e pasagjerëve
- Daçiq kërkon ndihmën e SHBA-së për Kosovën
- Vdiq ish-kryetari i Partisë Komuniste të Spanjës Santiago Carrillo
- Përshkallëzon situata në Gjirin Persik
Gaza, 20 shtator - Izraeli ka vrarë dy oficerë të Hamasit në Rripin e Gazës, të cilët akuzoheshin për përfshirje në sulme ndaj këtij shteti dhe për kontrabandë të armëve prej Egjiptit. Zyrtarët e Hamasit kanë bërë të ditur se sulmi ajror ndaj një veture në qytetin Rafah, pranë kufirit të Gazës me Egjiptin, ka lënë të vdekur dy zyrtarë që kontrollonin tunelet që çojnë në territorin egjiptian. Sipas grupit islamik, një person i tretë është plagosur dhe është në gjendje kritike.
Hamas e ka akuzuar Izraelin për vrasjen e zyrtarëve të sigurisë, puna e të cilëve ishte të vëzhgonin tunelet që përdoren për sjelljen e mallrave dhe ushqimeve nga Gaza përmes Egjiptit.






