KS apelon kundër keqpërdorimit të fëmijëve në konflikte

Artikujt tjerė
- KS apelon kundër keqpërdorimit të fëmijëve në konflikte
- Monica Lewinsky përgatit një libër për lidhjen me Bill Clintonin
- Berlini, kundër turistëve të zhurmshëm
- Krishti ishte i martuar?
- Revista Charlie Hebdo tallet me Profetin Muhamd
- USAID mbyll misionin në Rusi
- Arrestohet trafikanti më famëkeq i Kolumbisë
- Pakistan: E premtja ditë nderimi për Profetin Muhamed
- Rusi: USAID ka synuar ndikimin e politikës
- Për shkak të videos jep dorëheqje ministrja gjeorgjiane
New York, 20 shtator - Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka mbështetur emërtimin e qeverive dhe të grupeve të armatosura që rekrutojnë, vrasin ose sulmojnë seksualisht fëmijët në konflikte të armatosura.
Njëmbëdhjetë anëtarë të Këshillit të Sigurimit kanë votuar në favor të rezolutës, e cila bën thirrje për raporte të vazhdueshme të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, të cilat identifikojnë vendet dhe grupet që viktimizojnë të rinjtë.
Rezoluta po ashtu u bën thirrje vendeve anëtare që të sjellin para drejtësisë përgjegjësit e shkeljeve të tilla.
Kina, Rusia, Pakistani dhe Azerbajxhani kanë abstenuar nga votimi, duke thënë se çështja tejkalon qëllimin e mandatit të Këshillit të Sigurimit, raporton Rel.
Raporti i fundit i Kombeve të Bashkuara për fëmijët dhe konfliktet e armatosura ka vënë në pah se fëmijët në Pakistan janë përdorur nga grupet e armatosura aleate të ekstremistëve islamikë për të kryer sulme vetëvrasëse.







