Berlini, kundër turistëve të zhurmshëm

Artikujt tjerė
- Berlini, kundër turistëve të zhurmshëm
- Krishti ishte i martuar?
- Revista Charlie Hebdo tallet me Profetin Muhamd
- USAID mbyll misionin në Rusi
- Arrestohet trafikanti më famëkeq i Kolumbisë
- Pakistan: E premtja ditë nderimi për Profetin Muhamed
- Rusi: USAID ka synuar ndikimin e politikës
- Për shkak të videos jep dorëheqje ministrja gjeorgjiane
- Obama qorton Romneyn
- OIC dënon dhunën në vendet myslimane
Berlin, 19 shtator - Turizmi në Berlin ka lulëzuar më shumë se asnjëherë tjetër, duke mbushur kafenetë e qytetit me turistë që paguajnë kesh, por jo të gjithë berlinasit i gëzohen fluksit të madh të vizitorëve. Disa prej tyre fajësojnë turistët, sidomos ata të moshës rreth 20 vjeçare - të cilët vrapojnë nga aeroporti për të ndjekur festat në klubet e natës se po krijojnë zhurmë e tollovi në qytet dhe se po prishin rendin publik.
Turistë të zhurmshëm, shkoni në shtëpi, shkruan në një pllakat të vendosur në afërsi të Friedrichshain. Berlini nuk ju do, shkruhet në një tjetër pllakat të vendosur në afërsi të Kreuzbergut. Ndërsa në galeri në një zonë të njohur të qytetit, shkruhet: Na vjen keq, nuk lejohet hyrja për hipikët nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan agjencia britanike Reuters.
Ngjashëm ankohen edhe qytetarët e Berlinit.
Kemi parë turistë që bëjnë gjeste të shfrenuara. Ka disa lloje turistësh që vetëm bërtasin nëpër rrugë, ka thënë David Schuster, një aktivist nga Berlini.
Mendoj se shumicën e këtyre gjesteve i bëjnë edhe berlinasit, por ata duket se e teprojnë me mënyrën e veprimit, ka shtuar ai.
Berlini, i cili aktualisht është vendi i tretë në Evropë për nga numri i vizitorëve, pas Londrës dhe Parisit, me deklarimet e fundit që janë bërë mund të largojë turistët. Nga turizmi ky qytet vitin e kaluar ka gjeneruar mbi 10 miliardë euro, që për dhjetë për qind i afrohet buxhetit që ndan qeveria për këtë qytet. Numri i madh i vizitorëve është bërë shkak që në këtë qytet të fillojë ndërtimi i nëntë hoteleve të reja, që do të hapin dyert më 2013. Edhe gjatë kësaj vere, investitorët që kanë vizituar qytetin, janë inspiruar për investime.
Protestat e fundit që janë bërë kundër turistëve përfaqësojnë vetëm një komunitet të vogël, ka thënë Kurkhardt Kieker, drejtor i agjencisë për turistë VisitBerlin.
Berlini është duke rritur statusin e qytetit të botës. Jemi duke u bërë destinacion për turnetë e mëdha. Shumica e berlinasve janë të nderuar nga turistët, ka thënë ai.
Parisi dhe Londra kanë qindra vjet që kanë numër të madh vizitorësh. Ne i kemi pasur vetëm prej 20 vjetëve të fundit, ka shtuar ai.
Historiku i qytetit është një prej arsyeve kryesore që Berlinin e bëjnë atraktiv për turistët.







