• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 205 *** 22:20    Anima *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Aung Su Ki në Uashington

Publikuar: 17.09.2012 - 21:38

Washington, 17 shtator - Liderja e opozitës në Birmani, Aung San Su Ki, ka arritur në Uashington, ku do të nisë turneun trejavor në Shtetet e Bashkuara.

Laureatja e Çmimit Nobel, të martën, pritet të takohet me Sekretaren amerikane të Shtetit, Hillari Clinton.

Një ditë më vonë, asaj do t’i jepet Medalja e Artë e Kongresit – njëri nga çmimet më të larta për qytetarët në Shtetet e Bashkuara.

Su Ki me zyrtarët amerikanë do të diskutojë përparimin e vendit të saj drejt reformave demokratike, pas disa dekadave të sundimit ushtarak.

Ky është udhëtimi i saj i tretë jashtë vendit, prejse është liruar nga arresti shtëpiak në nëntor të vitit 2010.

Shtëpia e Bardhë nuk ka deklaruar ende nëse presidenti Barack Obama do të takojë Su Kinë.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 21°CI kthjellėt
Tiranė 21°CI kthjellėt
Shkup 24°CI kthjellėt
Prishtinė31°C
Tiranė33°CMe diell
Shkup34°CMe diell