SHBA fton shtetasit e saj të largohen nga Tunizia

Artikujt tjerė
- SHBA fton shtetasit e saj të largohen nga Tunizia
- SHBA, një adoleshent akuzohet për terrorizëm
- NATO vret tetë gra afgane
- Iranianët shtuan çmimin për vrasjen e shkrimtarit Ruzhdi
- Papa mban meshë në Bejrut
- Qetësi e brishtë në Lindjen e Mesme
- Dhunë në Pakistan, gra e fëmijë të vrarë
- Kurdët vrasin katër ushtarë turq
- Terror mbi ambasadat amerikane
- Washingtoni do marrëdhënie jetëgjata me Pakistanin
Washington, 16 shtator - Departamenti i Shtetit u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve amerikanë që të largohen nga kryeqyteti i Tunizisë nëpërmjet linjave komerciale ajrore dhe u ka sugjeruar që të shmangin udhëtimet në vende siç është Sudani, ku dhuna kundër amerikanëve tashmë ka marrë disa jetë.
Ministria e Jashtme amerikane ka urdhëruar stafin në Tunizi që të braktisin vendin. Aeroporti i Tunizisë është i hapur dhe amerikanëve u rekomandohet të udhëtojnë me fluturime komerciale, shkruan në njoftimin e Departamentit të Shtetit.
Al Qaeda ka kërkuar dje nga myslimanët e botës që të vazhdojnë manifestimet kundër filmit antiislam dhe ka kërkuar që të sulmohen ambasadat amerikane në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën Perëndimore.






