• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Erdogan: Fund i pashmangshëm i Asadit

Publikuar: 14.09.2012 - 16:51

Ankara, 14 shtator - Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan tha se regjimit të presidentit sirian Bashar Assad po i vjen një “fund i pashmangshëm”. AP njofton se ai iu ka kërkuar liderëve rajonalë që të bashkohen me qëllim që të pengojnë destabilizimin e mëtejmë të Lindjes së Mesme për shkak të konfliktit të Sirisë.

Erdogan, në një konferencë ndërkombëtare në Jalta të Ukrainës, tha se “i duhet thënë me një zë ‘JO’ kësaj drame të njerëzimit, dhe të mos lejojmë që flaka ta kaplojë tërë rajonin”, transmeton Rel.

Turqia është e shqetësuar që kryengritësit kurdë mund të shfrytëzojnë vakuumin e pushtetit në Sirinë fqinje dhe ka paralajmëruar se nuk do të tolerojë asnjë kërcënim të kryengritësve nga territori sirian.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 18°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 18°CI kthjellėt
Shkup 21°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell