• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 205 *** 22:20    Anima *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Presidenti i ri somalez shpëton nga atentati

Publikuar: 12.09.2012 - 21:15

Mogadish, 12 shtator – Vetëm dy ditë pas zgjedhjes për president të ri të Somalisë, Hasan Shejk Mohamud sot ishte shenjtër e atentatit, por ai mbijetoi atentatin pa asnjë plagë. Mirëpo, në dy shpërthime që ndodhën para hotelit në qendër të Mogadishit, ku po qëndronte presidenti i ri, u vranë tre ushtarë. Si raporton agjencia sllovene e lajmeve STA, para hyrjes në hotel, ku Mohamud takohej me shefin e diplomacisë së Kenisë, Samson Ongeri shpërthyen dy bomba, me ç’rast u vranë dy ushtarë somalezë dhe një kenias.

Në këtë sulm presidenti nuk është plagosur dhe tashti është në vend të sigurt, pohoi përfaqësuesi për shtyp i misionit të Afrikës në Somali, Ali Humed. E njëjta vlen edhe për ministri e Jashtëm të Kenisë dhe deputetët që e shoqëronin atë në hotel.

Sipas informatave të para, atentatin e kanë bërë tre persona dhe thuhet se të tre ata janë vrarë.

Përgjegjësinë për sulm e mori milicia ekstremiste myslimane Shebab, e cila është e lidhur me al-Kaidan.

Mohamud gjatë fushatës presidenciale ka premtuar se do të luftojë radikalizmin dhe do të përpiqet për vendosjen e rendit dhe ligjit.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 22°CI kthjellėt
Tiranė 22°CI kthjellėt
Shkup 26°CI kthjellėt
Prishtinė32°CMe diell
Tiranė34°CMe diell
Shkup36°CMe diell