Protesta anti-amerikane edhe në Tunizi

Artikujt tjerė
- Protesta anti-amerikane edhe në Tunizi
- KS i KB-ve dënon sulmin në Bengazi
- Shkon në afro 300 numri i viktimave të zjarreve në Karaçi
- Evropianët do të votonin për Obamën
- Obama dënon vrasjen e ambasadorit në Libi
- Merkel apelon për unitet brenda Gjermanisë
- Barroso: BE të bëhet federatë shtetesh
- Sulm ndaj simboleve ortodokse në Rusi
- ANEB i shqetësuar me Iranin
- Mbi 190 të vdekur në Karaçi
Tunis, 12 shtator - Policia e Tunizisë ka përdorur gazin lotsjellës për të shpërndarë qytetarët e tubuar para ambasadës amerikane në kryeqytetin Tunis, në shenjë proteste ndaj një filmi anti-islamik. Filmi i prodhuar privatisht në Shtetet e Bashkuara ka shkaktuar tashmë një sulm vdekjeprurës në konsullatën amerikane në Libi dhe protesta në Egjipt.
Rreth 200 protestues raportohet të kenë djegur flamuj amerikanë dhe të kenë hedhur gurë në drejtim të policisë në Tunis.
Protestuesit janë mbajtur larg ambasadës nga forca të shtuara të sigurisë.
Në ndërkohë, presidenti i Tunizisë, Moncef Marzouki ka dënuar vrasjen e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara dhe të tre bashkëpunëtorëve të tij amerikanë në Bengazi të Libisë.
Ai e ka cilësuar sulmin ndaj konsullatës amerikane si akt terrorist.






