• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:30 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:10 Oxygen ® - vazhdimi *** 18:50 Marketing *** 19:00 Lajmet e mbrëmjes *** 19:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis. 18, 19, 20 *** 20:15 N’Darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing  *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

KS i KB-ve dënon sulmin në Bengazi

Publikuar: 12.09.2012 - 20:49

New York, 12 shtator - Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, ashtu si edhe kreu i KB-së, Ban Ki-mun, kanë dënuar ashpër sulmin ndaj misionit të SHBA-së në Bengazi, në të cilin kanë humbur jetën ambasadori Christopher Stevens dhe tre zyrtarë të tjerë. Këshilli i Sigurimit dhe Ban kanë lëshuar deklarata të posaçme, të cilat dënojnë sulmin në “termat më të fuqishëm”, raporton Rel.

Organi 15-anëtarësh ka dënuar edhe sulmin ndaj ambasadës amerikane në Kajro.

Të dyja sulmet kanë ndodhur si pasojë e zemërimit të turmave më një film anti-islamik.

Filmi “Innocence of Muslims”, i bërë nga një regjisor amerikan me origjinë izraelite, përshkruan me tallje jetën e Profetit Muhamed.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 21°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė21°CRrebesh shiu
Shkup24°CMe diell