Vritet ambasadori amerikan në Libi

Artikujt tjerė
- Kina kërcënon Japoninë me luftë
- SHBA vendos luftanije dhe marinsa në Tripoli
- Në Holandë fitojnë partitë proevropiane
- Presidenti i ri somalez shpëton nga atentati
- Medvedev kërkon lirimin e vajzave të grupit Pussy Riot
- Protesta anti-amerikane edhe në Tunizi
- KS i KB-ve dënon sulmin në Bengazi
- Shkon në afro 300 numri i viktimave të zjarreve në Karaçi
- Evropianët do të votonin për Obamën
- Obama dënon vrasjen e ambasadorit në Libi
Bengazi, 12 shtator - Vdekjeprurës ishte sulmi që iu bë mbrëmjes së djeshme selisë diplomatike amerikane në Bengazi të Libisë. Sipas lajmit të bërë publik nga Al Jazeera, ka humbur jetën ambasadori amerikan në Libi, Chris Stevens, si dhe 3 zyrtarë të lartë pranë Konsullatës Amerikane.
Ende nuk dihet nëse ambasadori ndodhej në makinën e tij apo brenda në konsullatë, gjatë sulmit. Sekretarja e Departamentit të Shtetit, Hillary Clinton, konfirmoi se një punonjës i State Department u vra gjatë një sulmi të personave të armatosur kundër konsullatës amerikane në Bengazi, por pa dhënë detaje të tjera.
Me zemër të copëtuar pranuam këtë humbje të madhe, u shpreh Clinton për incidentin dhe shtoi se Uashingtoni po bashkëpunon me vende të tjera në botë, me qëllim që të mbrojë trupat diplomatikë, pas dhunës së ushtuar para ambasadës amerikane në Egjipt dhe sulmit në qytetin e dytë më të madh të Libisë, në përvjetorin e 11 Shtatorit.
Dhuna në Libi u përshkallëzua pas protestave të qindra manifestuesve, të cilët sulmuan Konsullatën e SHBA-së në Bengazi të Libisë. Shkak i këtyre protestave ishte filmi i regjisorit Sam Bacile, me titull Pafajësia e Myslimanëve. Sipas manifestuesve, ky film që flet për jetën e Profetit Muhamed, fyen Islamin.
Ndërkohë, sipas gazetës Wall Street Journal, filmi që shkaktoi episodet e dhunshme, u realizua nga një izraelito-amerikan, i cili e përshkruan Islamin si kanceri. Ky film thuhet se u financuar nga amerikanë hebrenj, por sipas regjisorit, është një film me karakter politik dhe jo fetar.


broxy13.09.2012/02:32
Me keqardhje ngushllimet mate sinqerta per gjith popullin e Amerikes,pos kesaj du te them qe pershkak se nje izraelit budalle qe ben ne Amerike peson nejri i pafajshum ne libi ky sulm ka qen vetem dhe vetem pse ekan poshtru ne filmin e tyre Muhamedin als keshtu qe mamir ibjen krejtve lete rin larg fejes mos te preket aty ku esht ndishum se aty ste duron askush poo edhe nese je amerikan apo qkado qe je

Genti13.09.2012/00:25
Ngushllime gjith popllit amerikan

hasani12.09.2012/22:03
ngushellime gjynah qe kane ba atentat ne ambasadorin amerikan por nja le ta dine amerikanet se ka me ju ardh prej zotit gjithe keto lufta qe po i bane sa njern e kane ... te pafajshem

Gezim12.09.2012/17:44
Ngushellime te perzemerta familjes se Ambasadorit dhe popullit Amerikan. Zoti e bekofte Ameriken dhe popullin mik amerikan.

Agroni12.09.2012/16:50
Ngushlime te perzemerta.

Miku i juaj Kosove12.09.2012/14:05
Per zoten boll burr i mire ishte zoteriu qe paska perfunduar jeta e tij ne Libi.EAmbasadorit Amerikan,i cili ishte nje personalitet me nam,me karakter dhe qendrim burreror.Ngushellime Amerike...Ngushellime popullit dhe familjes se z.Chis Stevens.

book12.09.2012/14:05
Ngushtllime te perzemerta .. Amerikant na kan sjell neve Shqipetarve nga Kosova Lirin ... Zoti e bekoft Ameriken .....

ana12.09.2012/13:50
PO me vjen keq per vdekjene tij...kam nje propozim qe ne vend te tij atje me u emerue Delli se u mesue ketu te na me shit fore e me nejt me femna te forta.

ai vet12.09.2012/13:28
ai sa kujtova Kristofer Dell,po se ka nafak ai me ... dikush ate.










bedri hamza13.09.2012/12:03
edhe mu pom vjen keq po qa me ba kta po i shtin hund gjith kun e tanaj po shkojn te shkretit po per dellin fort mir ja ke qillu po duhet me pas me veti edhe atifeten e hashimin se smunet me qeveris vet libin