• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 207 *** 22:20    Cosmo *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Haleb, bombardohet një ndërtesë, dhjetëra të vdekur

Publikuar: 09.09.2012 - 19:16

Haleb, 9 shtator – Aeroplanët sirianë të luftës kanë goditur sot me bomba lagjen Hanan në qytetin e Halebit (Aleppo-anglisht), me ç’rast kanë vdekur dhe janë plagosur dhjetëra persona, një ditë pasi kryengritësit kishin marrë kazermën në këtë anë, deklaruan aktivistët opozitarë.

Aktivisti thonë se gjatë sulmit nga ajri është shkatërruar ndërtesa e banuar në lagjen Hanan, në pjesën lindore të Halebit, e cila është nën kontrollin e kryengritësve.

Numri i të vdekurve në këtë sulm ende nuk është i njohur, ndërsa po vazhdojnë përpjekjet për nxjerrjen e të vdekurve dhe të plagosurve nën rrënoja.

Nga sulmi ajror është shkatërruar edhe ujësjellësi kryesor, gjë që ka rezultuar me mungesë uji në Haleb, qytetin e vjetër dy milionësh dhe me universitet ndër më të vjetrit në botë.  

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 27°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 27°CI kthjellėt
Shkup 29°CI kthjellėt
Prishtinė32°CMe diell
Tiranė34°CMe diell
Shkup35°CMe diell