• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Gjermani: Hebrenj e myslimanët në mbrojtje të synetisë

Publikuar: 09.09.2012 - 19:06

Berlin, 9 shtator - Disa qindra hebrenj dhe myslimanë kanë marshuar sot së bashku në Berlin, në shenjë proteste kundër vendimit të një gjykate gjermane, në muajin qershor, se synetia shkakton “dëm trupor të paligjshëm”.

Javën e kaluar autoritetet në Gjermani thanë se nuk do të ndiqen mjekët, të cilët kanë kryer syneti sipas traditës hebraike dhe myslimane, por personat profesionalë hebrenj që bëjnë syneti nuk mund të pretendojnë për këtë privilegj.

Sipas autoriteteve, të dy prindërit duhet të japin pajtueshmëri pasi të jenë të informuar për rreziqet e synetisë dhe ata duhet të paraqesin prova të paspecifikuara të “motivit religjioz” për ta kryer këtë procedurë, transmeton rel.

Komuniteti i hebrenjve në Gjermani e ka hedhur poshtë planin e qeverisë.

Në Gjermani jetojnë afro 4 milionë myslimanë dhe afro 200 mijë hebrenj.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 20°CI kthjellėt
Tiranė 20°CI kthjellėt
Shkup 23°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell