Një mi paralizoi hekurudhën gjermane

Artikujt tjerė
- Në ujërat turke fundoset anija me 102 emigrantë
- Shpërthen depoja e armëve në Turqi, 25 të vdekur
- Clinton: Ja pse Obama duhet të rizgjidhet
- Një mi paralizoi hekurudhën gjermane
- Francë, gjenden trupat e pajetë të katër personave
- Kina fsheh vdekjen e djalit të një zyrtari
- Konfiskohet drogë me vlerë 190 milionë dollarë
- Rrëzohet helikopteri i NATO-s, dy të vdekur
- Kostarika goditet nga tërmeti i fuqishëm
- Shpërthim në impiantin bërthamor francez
Ulm, 5 shtator - Qyteti gjerman Ulm ka qenë mbrëmë në bllokadë totale sa i përket rrjetit hekurudhor. Është ndërprerë lidhja Stuttgart-Ulm dhe lidhje të tjera hekurudhore. Një brejtës është përgjegjës për këtë bllokadë, e cila në disa lokalitete do të vazhdojë deri në orët e natës së sotme, raporton Albinfo.
Miu, i cili ndërkohë e ka paguar me jetë guximin e tij, ka shkaktuar qark të shkurtë pasi është këputur një linjë e furnizimit me energji elektrike, duke kaluar izolatorin në mes të shtyllës elektrike dhe telave.
Teli kryesor elektrik, si pasojë e qarkut të shkurtë, ka rënë në binarë dhe kështu një reaksion zinxhiror ka shkaktuar paralizimin e trafikut hekurudhor në këtë pjesë të Gjermanisë.
Edhe regjionet tjera të Gjermanisë dhe pjesërisht edhe të Austrisë kanë vuajtur mbrëmë dhe sot nga kjo bllokadë. Trenat ICE nga Stuttgarti në Munchen është dashur të marrin një drejtim alternativ për të shmangur zonën e bllokuar, duke bërë kështu që ata të vonohen rreth një orë.








