Francë, gjenden trupat e pajetë të katër personave

Artikujt tjerė
- Francë, gjenden trupat e pajetë të katër personave
- Kina fsheh vdekjen e djalit të një zyrtari
- Konfiskohet drogë me vlerë 190 milionë dollarë
- Shpërthim në centralin bërthamor francez, dy të plagosur
- Rrëzohet helikopteri i NATO-s, dy të vdekur
- Kostarika goditet nga tërmeti i fuqishëm
- Shpërthim në impiantin bërthamor francez
- Alarm i rrejshëm para Ambasadës amerikane
- Bill Clinton e nominon Barack Obamën
- Vrasje gjatë tubimit politik në Kanada
Paris, 5 shtator Në qarkun Haute-Savoie, në lindje të Francës, sipas shkrimeve të medieve janë vrarë me armë zjarri katër persona.
Trupat e tre të vdekurve janë gjetur në automjet në vendparkim në qytezën Chevaline në afërsi të liqenit Annency raporton ueb faqja Le Dauphiné Libéré, kurse thuhet se bëhet fjalë për automjet me targa britanike, gjë që e ka konfirmuar edhe policia. Trupi i katërt u gjet në afërsi të automjetit. Në gjendje kritike raportohet të jetë edhe një vajzë 10-vjeçare, e cila është gjetur në afërsi të personit të katërt të vdekur, një çiklisti.
Viktimat nuk ia kemi dalë ende ti identifikojmë, sikundër që nuk as dimë përse dhe çka ka ndodhur këtu, tha prokurori lokal Eric Maillaud.
Sipas raportimeve të medieve franceze, policia deri tashti nuk ka gjetur kurrfarë arme zjarri.






