• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Kina fsheh vdekjen e djalit të një zyrtari

Publikuar: 05.09.2012 - 21:15

Pekin, 5 shtator - Kina mbulon vdekjen e djalit të një zyrtari të lartë. Mendohet se Ling Gu, 23 vjeç, ka qenë duke bërë “lojëra seksi” me dy femra në momentin kur vetura e tij, një Ferrari 458 Spider, doli jashtë kontrollit.

Ling Gu ishte zgjedhur anëtar i Sekretariatit të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, ndërsa babai i tij, Ling Jihua është një politikan i lartë në vend. Trupi i Ling thuhet se u nxor i zhveshur plotësisht nga vetura, ndërsa bashkë me të edhe dy femra. Njëra prej grave ishte plotësisht e zhveshur, ndërsa tjetra gjysmë-lakuriq.

Vdekja e 23-vjeçarit ka shkaktuar një skandal në vendin komunist. Babai i viktimës është një aleat kyç i presidentit në largim, Hu Jintao, transmeton gazeta Panorama.

Raportet nga Kina thonë se emri i Ling u ndryshua në raportin e vdekjes për të mbuluar identitetin e 23- vjeçarit. Shumë pyetje ndërkohë janë ngritur, se si ai mund të përballojë një veturë kaq të shtrenjtë sa Ferrari 458 Spider, e cila doli jashtë kontrollit në një rrugë në formën e unazës në Pekin, në orët e para të 18 marsit.

Autoritetet e censurës në Kinë thuhet se kanë bllokuar kërkimin me emrin e Ling, me qëllim që njerëzit të mos kërkojnë për vdekjen e tij.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 29°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 29°CI kthjellėt
Shkup 31°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell