• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 18:00 Talk *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:35 Sporti në KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:00 Automan *** 22:05 Dokumentar: Biografi - Roman Polanski *** 22:50 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Merkel dhe Monti, të kënaqur me përparimin e Italisë

Publikuar: 29.08.2012 - 20:19

Berlin, 29 gusht - Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe kryeministri italian, Mario Monti, kanë shprehur kënaqësinë për përparimin e Italisë në zbatimin e reformave ekonomike. “Përpjekjet për të zbatuar reformat janë mbresëlënëse. Personalisht jam e bindur se do të ketë rezultate nga këto reforma”, ka thënë Merkel, pas takimit në Berlin.

Monti, në anën tjetër, ka thënë se edhe tregjet financiare kanë nisur të përshëndesin përpjekjet e Italisë për përmirësimin e situatës buxhetore.

“Tregjet kanë nisur të pranojnë suksesin tonë”, ka deklaruar Monti, vendi i të cilit ka kohë që vuan nga kriza e borxheve, transmeton Rel.

Në pyetjen nëse Italia do të kërkojë ndihmën e Evropës, Merkel dhe Monti nuk janë përgjigjur drejtpërdrejt, por kancelarja ka shfaqur besimin se Roma do t’i sjellë vendimet e tilla në mënyrë të pavarur.

Megjithatë, Monti, në deklaratat e tij për mediumet italiane, ka hedhur poshtë mundësinë e tillë.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 23°CI kthjellėt
Tiranė 23°CI kthjellėt
Shkup 25°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe vranėsira tė pjesshme