Debate për martesën mes 3 personave

Artikujt tjerė
- Debate për martesën mes 3 personave
- Vriten nëntë ushtarë pakistanezë
- Ekuadori nuk ekstradon Barankoun
- Refuzohet apeli i Timoshenkos
- Franca hap hetimet për vdekjen e Arafatit
- Romney, zyrtarisht kandidat për president
- Isaac mbërrin në Luiziana
- Rripi i Gazës, i pabanueshëm pas vitit 2020
- Carla del Ponte mund të hetojë në Siri
- Arrestohet kreu i mafias siciliane
Brazilia, 29 gusht - Nga shumëkush, martesa konceptohet si bashkimi nën kurorë mes dy personave, dhe në legjislacionet respektive të shumë vendeve përcaktohen qartë edhe personat; burrë dhe grua.
Por një rast i veçantë, ku tre personave janë bashkuar në lidhjen e shenjtë të martesës në Brazil, po shkakton mjaft debate në vend, sidomos sa i përket interpretimit të ligjit përkatës në shtetin e Sao Paolos.
Gjithçka nisi tre muaj më parë, kur një notere pranoi bashkimin në martesë të një burri me dy gra. Noterja Claudia do Nascimento pretendon se burri dhe dy gratë e tij meritojnë të bashkëjetojnë e të gëzojnë të drejtat që u jep lidhja në martesë pasi nuk është e jashtëligjshme.
Sipas saj, ligji përcakton qartë konceptin e martesës, por jo numrin e personave që hyjnë në këtë marrëdhënie juridike, e për pasojë asgjë sështë e paligjshme.
E në fakt, tre individët nuk i ka penguar asgjë të jetojnë të martuar me njëri-tjetrin. Dy femrat dhe mashkulli prej kohësh ndajnë të njëjtin apartament në Rio, paguajnë faturat dhe taksat nga fondi familjar, madje kanë edhe një llogari të përbashkët bankare.
Rasti ka përçarë opinionin publik. Kisha dhe eksponentë të saj kundërshtojnë lidhjen si amorale dhe të jashtëligjshme, ndërkohë që shumë juristë shprehen se ky është momenti i duhur për të njohur formalisht atë që ka ekzistuar prej kohësh: lidhja në marrëdhënie intime e më shumë se 2 personave. Koncepti i familjes ka ndryshuar, thonë ata.








