• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Rishfaqet zëvendëspresidenti sirian

Publikuar: 26.08.2012 - 16:07

Damask, 26 gusht - Zëvendëspresidenti i Sirisë, Faruk al-Shara ka bërë paraqitjen e parë publike që nga mesi i korrikut, duke qetësuar zërat se ka braktisur regjimin. Gazetarët thonë se al-Shara ka zbritur nga automjeti për të ecur drejt zyrës së tij, ku do të takonte kreun e Komisionit iranian për Siguri Kombëtare dhe Politikë të Jashtme, Alaedin Borujerdi.

Al-Shara nuk ka folur për mediat.

Për herë të fundit ai është paraqitur në publik më 18 korrik, në një funeral të disa zyrtarëve të lartë, të vrarë nga një shpërthim në Damask.

Më vonë ishin përhapur thashethemet se al-Shara ka braktisur regjimin e presidentit Bashar al-Asad dhe se është larguar drejt Jordanisë.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu