Vdiq kryeministri i Etiopisë

Artikujt tjerė
- Vdiq kryeministri i Etiopisë
- Vërejtja e Obamas për Asadin
- Ekuadori paralajmëron Londrën
- Moody's: Europa, në gjysmë të rrugës të krizës
- Në Siri vritet gazetarja japoneze
- Shpërthim në Turqi- tetë të vrarë
- NASA thellon hulumtimet në Mars
- Në SHBA shkenca shpëton 300 të burgosur
- Vëzhguesit e OKB-së largohen nga Damasku
- Westerwelle ndëshkon Greqinë
Adis Abeba, 21 gusht Ka vdekur në moshën 57 vjeçare, kryeministri etiopian, Meles Zenawi. Ai ka vdekur në një spital jashtë vendit, ka bërë të ditur zëdhënësi i Qeverisë në Etiopi, duke mos dhënë detaje të tjera. Spekulimet rreth shëndetit të tij kishin nisur pasi ai nuk mori pjesë në samitin e Unionit Afrikan, që u zhvillua muajin e kaluar në Addis Ababa. Meles Zenawi e kishte marrë pushtetin si lider i kryengritësve, duke e rrëzuar nga pushteti Mengistu Haile Mariamin në vitin 1991. Dhe që nga ajo kohë ai e ka dominuar në skenën politike etiopiane, një herë si president, e më vonë si kryeministër.









