• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 205 *** 22:20    Anima *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Assange do të kontrabandohet me valixhe diplomatike?

Publikuar: 17.08.2012 - 21:08

Londër, 17 gusht – Themeluesit të Wikileaksit, Julian Assange i është miratuar kërkesa për azil politik nga Ekuadori, por tashti shtrohet pyetja se do të mund ai të dalë nga ambasada e këtij vendi në Londër, ku është strehuar që nga 19 qershori, pasi Britania e Madhe ka paralajmëruar se nuk do të lejojë të dalë në mënyrë të sigurt nga atje. Në mesin e mundësive që përmenden për kontrabandimin e tij përmendet edhe futja e tij në një valixhe diplomatike, apo emërimi i tij për diplomat të Ekuadorit.

Assange do të ishte i mbrojtur nga arrestimi nëse do të udhëtonte me automjetin diplomatik, por do të ishte vështirë të arrihet deri te automjeti diplomatik, pasi ambasada e Ekuadorit në Londër gjendet në katin e parë (jo përdhesë) të ndërtesës, e cila është rrethuar dhe vëzhgohet 24 orë nga policia, njofton agjencia Reuters. 

Oborri i asaj ndërtese ka disa dyer hyrëse dhe parkingu privat, por ambasada e Ekuadorit nuk është e lidhur me asnjë nga ato hyrje, kështu që Assange do të mund të dilte vetëm nga dera e përparme, i tha agjencisë britanike shefi i sigurimit të asaj ndërtese.

Mundësitë që diskutohen në internet nga ana e juristëve përfshin edhe atë të kontrabandimit të tij në ndonjë valixhe diplomatike, gjë që është e jashtëligjshme, apo e emërimit të tij për diplomat ekuadorian, me çka ai do të fitonte imunitet, por avokatët dhe diplomatët konsiderojnë se asnjëra nga këto mundësi nuk është reale. 

Assange jeton në një ndërtesë në pjesën m të shtrenjtë të Londrës, por vendstrehim i tij nuk ëshë fare luksoz, shkruan Reuters. Ai është i kufizuar të lëvizë në vetëm dhjetëra metra katrorë të ambasadës së Ekuadorit ku nuk ka as dhomë fjetjeje apo dhomë për mysafirë. Njerëzit që e kanë vizituar thanë se ai jeton në një zyrë, ku është futur edhe një krevat, ka qasje në telefon dhe lidhjen e internetit. Më vonë i është instaluar edhe dushi dhe ka një kuzhinë të vogël çaji. Assanget ia sjellin ushqimin dhe pijet që porositen me telefon. 

Nëse diçka nuk ndryshon për një periudhë relativisht të gjatë, ai në fund do të detyrohet të dalë shkaku i izolimit social, mendojnë disa psikologë. 

Komente (1)

Moleri17.08.2012/22:22

Njeriu ma i guximshem qe njeh historia,eshte Assange.Ja ka kalu edhe Bin ladenit,me trimeri.Po ben luft me superfuqin boterore,bilem pa armƃ.Arma e tij e vetme eshte nje laptop dhe qasje ne internet.

1000  Karaktere
Prishtinė 24°CI kthjellėt
Tiranė 24°CI kthjellėt
Shkup 26°CI kthjellėt
Prishtinė32°CMe diell
Tiranė34°CMe diell
Shkup36°CMe diell