Dorëhiqet kreu i policisë, vendimi për Breivikun më 24 gusht

Artikujt tjerė
- Perëndimi i revanshohet Rusisë
- Dorëhiqet kreu i policisë, vendimi për Breivikun më 24 gusht
- Irak: Në 15 sulme, 60 të vrarë
- Rritet ndjeshëm numri i refugjatëve sirianë
- Moska ndalon paradën e homoseksualëve për 100 vjet
- Sulm kundër shiitëve në Pakistan
- Nga dy vjet burg për anëtaret e Pussy Riot
- Miliona imigrantë në SHBA shpresojnë shpëtim nga depërtimi
- Arrestohet Francesco Matronen, një prej bosëve të Camorra-s
- Blindohet vendstrehimi i Assange
Oslo, 17 gusht - Kreu i policisë norvegjeze, Oeysten Maeland, paraqiti dorëheqjen ditën e premte, pasi një raport mbi masakrën e Breivikut në vitin 2011 argumentoi se tragjedia mund të ishte shmangur.
Maeland, i cili mori detyrën e tij disa ditë përpara se Breivik të vriste 77 persona, kishte pranuar më parë se shpërthimi i bombës në kryeqytet tërhoqi vëmendjen e forcave të rendit, duke vonuar ndërhyrjen në ishullin Utoya, ku ndodhi masakra kryesore me 69 të vdekur.
Një hetim i pavarur i publikuar të hënën tregoi se veprimet e neonazistit 33-vjeçar mund të ishin parandaluar, ndërsa kritikohej policia për kohën e paarsyeshme për të cilën pati nevojë të ndërhynte.
Raporti ndryshonte në thelb tërësisht me një hetim të realizuar më parë nga forcat e rendit, që arrinin në përfundimin se asnjë prej policëve nuk kishte hezituar që të kryente detyrat e tij.
Dorëheqja e Maeland u kumtua nga ministrja e Drejtësisë, Grete Faremo, gjatë një debati të enjten mbrëma.
Kreu i policisë norvegjeze tha se nuk mund të vazhdonte më punën e tij pa pasur besimin e ministres, transmeton TCH.
Në hetimin e pavarur, zbulimi më i rëndë është se një skuadër prej dy policësh vendas mbërritën në bregun e ishullit, ku po ndodhte masakra, pak minuta pas fillimit të të shtënave, por vendosën të prisnin për mbërritjen e kolegëve të tyre më të përgatitur, vendim ky që i kushtoi jetën dhjetëra të rinjve.
Gjykata pritet që të shpallë vendimin e saj për Breivik më 24 gusht.








