• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis.16 dhe 17 *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti ne KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 Dokumentar: “At the Edge of Russia” *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Tibetianët protestojnë “brutalitetin” e policisë kineze

Publikuar: 15.08.2012 - 11:48

Lasa, 15 gusht - Qindra tibetianë kanë protestuar në veriperëndim të Kinës, pasi policia ka rrahur katër persona.

Grupi për të drejtat e njeriut “Tibeti i Lirë” ka raportuar për qindra të tubuar jashtë ndërtesës së policisë në provincën Qingai, transmeton REL .

Zyrtarët policorë, disa orë më parë, kanë nxjerrë katër tibetianë nga makina e tyre, për t’i rrahur dhe kërcënuar me armë.

Radio Azia e Lirë ka cituar dëshmitarët të kenë thënë se policët kanë qenë të dehur dhe kanë rrahur ashpër katër personat.

Protesta po ashtu pason raportet e së hënës për përleshje në provincën Sihuan, pasi dy tibetianë janë vetëdjegur për të protestuar sundimin kinez.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 11°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 11°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė16°C
Tiranė18°CRrebesh shiu
Shkup23°CRrebesh shiu