• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 188 *** 22:20    Anima *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Spanja “gjunjëzohet” nga zjarret

Publikuar: 12.08.2012 - 12:43



Madrid, 12 gusht - Zjarrfikësit spanjollë janë duke luftuar me dëshpërim ndaj flakëve në Ishujt Kanarie, për të vendosur nën kontroll një zjarr që ka djegur me dhjetëra hektarë pyje e ka zhvendosur të paktën 5 mijë persona nga banesat e tyre.

Në ishullin e Tenerifes, zjarri ka ndërprerë linja të energjisë elektrike, komunikimit dhe lidhje rrugore, transmeton TCH.

Në ishullin fqinj të La Gomerës, zjarret kanë shkatërruar një pjesë të madhe të një rezervati natyror, me “vlera të paçmueshme ekologjike”.

Aktualisht, Spanja përballet me zjarret më të fuqishme në 70 vjet. Vatra flakësh ka edhe në territorin kontinental, me krahinën e Galicisë që është gjithashtu e përfshirë.

Nxehtësia e madhe e stinës dhe era e fuqishme është duke vështirësuar punën e zjarrfikësve, që po përdorin në masë edhe mjetet fluturuese që lëshojnë sasi uji mbi zjarre.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 21°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 21°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 23°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė26°CKryesisht me vranėsira
Tiranė29°C
Shkup31°CMe diell