Kryeministri i Kamboxhias, 5 orë e 20 minuta fjalim pa ndërprerje

Artikujt tjerė
- Kryeministri i Kamboxhias, 5 orë e 20 minuta fjalim pa ndërprerje
- Moldavi, 10 të vdekur në aksidentin e autobusit
- Policia franceze dëbon romët për në Rumani
- Marina amerikane e shpëtoi ekuipazhin e anijes iraniane
- Pesë policë dhe tre militantë të vrarë në Dagestan
- Grabitësit sulmojnë avionin e mallrave në Marsejë
- Në vetëmbrojtje, NATO vret një ushtar afgan
- Asad emëroi kryeministrin e ri
- Fillon gjykimi i Gu Kailait
- Prin Obama, Romney i zënë ngushtë me tatim
Kryeministri i Kamboxhias, Hun Sen sipas të gjitha gjasave ka thyer rekordin personal për fjalimin më të gjatë publik, që ka zgjatur plot 5 orë e 20 minuta.
Me këtë fjalim Hun Sen iu drejtua dhomës së ulët të parlamentit, kurse fjalimin e tij e transmetoi drejtpërdrejt televizioni shtetëror. Nëpunësit shtetërorë në vendet e tyre të punës ishin të obliguar ta dëgjojnë tërë fjalimin.
Zëdhënësi i qeverisë kamboxhiane, Kjeu Kanharit tha se ky me gjasë ka qenë fjalimi më i gjatë që kryeministri e ka mbajtur gjatë 27 vjetëve të sundimit të tij.
Hun Sen (61-vjeçar) foli pa pushime dhe pa dhënie të përgjigjeve kryesisht për çështjet e ndjeshme të kontesteve kufitare me Vietnamin, për të cilat e fajësoi Francën, kolonizuesin e dikurshëm, pasi konsideron se ajo nuk ka vendosur kufi të qartë midis këtyre dy shteteve.
Si transmeton portali malazez Vijesti, Hun Sen tha se do të rikandidojë në vitin 2013.
Çështja e kufijve është temë me të cilën politikanët shërbehen mjaft shpesh për të nxitur nacionalizimin dhe për të fituar votat e zgjedhësve.







