Romney heq nga lista ish-Sekretaren e Shtetit, Rice

Artikujt tjerė
- Lukashenko shkarkon ministrin e jashtëm
- Aktionsbüro Mittelrhein para gjyqit
- Terroristët më të kërkuar ë SHBA femra
- Javë përvëluese. Temperatura rekord në Europë
- Në Libi 32 të arrestuar për rastin e shpërthimit
- Tërmet i fuqishëm ndodhi në Guinea e Re
- Gu Kailai i shpëton dënimit me vdekje
- Vriten tre ushtarë të Zelandës së Re
- Merr fund censura në Birmani?
- Ligjvënësi amerikan i kërkon ndjesë Izraelit
Kandidati republikan për president, Mitt Romney, do të duhej që gjatë javës së ardhshme të njoftojë se kush do të jetë kandidat për zëvendëspresident në listën e tij zgjedhore, ndonëse nuk përjashtohet mundësia që kjo të ndodhë këtë fundjavë. Sipas medieve amerikane, tash për tash dihet sigurt se kush nuk do të jetë zëvendëspresident, ngase janë publikuar emrat e katër folësve që do tiu drejtohen të mbledhurve në konventën e republikanëve në Tampa në fund të këtij muaji. Kështu dihet se kandidatë për zëvendëspresident nuk do të jetë ish-sekretarja e Shtetit, Condoleezza Rice, ish-guvernatori i Arcansasit, Mike Huckabee, guvernatori i Karolinës Jugore, Nikky Haley dhe Neë Meksikos, Susana Martinez. Kjo nënkupton që në lojë për postin e zëvendëspresidentit mbesin ish-guvernatori i Minnesotas, Tim Poëlenty, senatori nga Ohio, Rob Portman, kreu i Komitetit të kongresit për buxhet, Paul Ryan, guvernatori nga Louisiana, Bobby Jindal dhe guvernatori nga New Jersey, Christ Christie. Mediat amerikane po ashtu theksojnë se tash do të ishte e përshtatshme nëse Romney e ndërron temën e fushatës, sidomos pas sulmit të shtabit të Obamas shkaku i debateve me tatime dhe lajmeve të këqija nga turneu i tij i parë evropian.








