Kryeministri sirian tregon pse braktisi regjimin

Artikujt tjerė
- Kryeministri sirian tregon pse braktisi regjimin
- Monti: Evropa para dorëzimit psikologjik
- Mbi 50 të vrarë në përleshjet në Somali
- Sulmohet Kryqi i Kuq në Libi
- Japonia përkujton tragjedinë e Hiroshimës
- Identifikohet sulmuesi i tempullit fetar në Wiskonsin
- Clinton takon Mandelan në shtëpinë e tij
- Nuk dihet motivi i vrasjes në Wisconsin
- NATO vret liderin e Hakanit
- Kryeministri sirian dezerton, braktis vendin
Kryeministri i Sirisë u shndërrua në figurën më të lartë të rrethit të brendshëm të presidentit Al-Assad që dezertoi nga vendi ditën e hënë. Riyad Hijab, i cili aktualisht besohet se ndodhet në Jordani, zyrtarisht u shkarkuar për shkak të mungesës së impaktit të qeverisë së tij në zgjidhjen e krizës, por në një deklaratë paralale, ai shpjegoi se përse braktisi radhët e regjimit.
Për arsye sigurie nuk duam të informojmë për momentin vendndodhjen e kryeministrit, por së shpejti ai do të jetë në Katar, deklaroi Muhammaed el-Etri, një zëdhënës zyrtar i opozitës siriane, që më pas lexoi një komunikatë të diktuar nga Hijab, transmeton TCH.
Lajmëroj sot largimin tim nga radhët e një regjimi vrasës dhe terrorist. Ju bëj me dije se i jam bashkuar radhëve të luftëtarëve të lirisë dhe këtij revolucioni për dinjitet. Duke nisur nga sot, edhe unë jam një ushtar i këtij revolucioni të bekuar, komunikoi njeriu që drejtoi qeverisë siriane në dy muajt e fundit.
Përpara Hijab, një nga diplomatët më autoritarë të vendit, Naëaf al-Fares, dezertoi dhe mbështeti në mënyrë publike kryengritësit. Al-Fares ishte ambasador i Sirisë në Irak.








