Monti: Evropa para dorëzimit psikologjik

Artikujt tjerė
- Monti: Evropa para dorëzimit psikologjik
- Mbi 50 të vrarë në përleshjet në Somali
- Sulmohet Kryqi i Kuq në Libi
- Japonia përkujton tragjedinë e Hiroshimës
- Identifikohet sulmuesi i tempullit fetar në Wiskonsin
- Clinton takon Mandelan në shtëpinë e tij
- Nuk dihet motivi i vrasjes në Wisconsin
- NATO vret liderin e Hakanit
- Kryeministri sirian dezerton, braktis vendin
- Vriten 16 roje egjiptiane, kurse izraelitët vranë sulmuesit
Romë, 6 gusht - Kryeministri italian, Mario Monti tërhoqi vërejtjen për një dorëzim psikologjik të Evropës që duhet të parandalohet.Monti i tha revistës gjermane Der Spiegel se kriza në Eurozonë po fyen kombe të caktuara, gjë që mund të çojë në shpërbërjen e Bashkimit Evropian.
Në ndërkohë, inspektorët e trojkës financiare: Komisonit Evropian, Bankës Qendrore Evropiane dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar u larguan nga Athina pas disa ditësh të bisedimeve me koalicionin e ri qeveritar.
Kryenegociuesi i FMN-së, Poll Tomson tha se është bërë progres i mirë gjatë negociatave, të cilat pritet të vazhdojnë në shtator.
Qeveria greke theksoi nevojën për marrjen e pjesës së radhës të paktës ndihmëse financiare në mënyrë që të mund ti paguajë borxhet dhe faturat e saj.
Greqia është zotuar se do të kursejë 11.5 miliardë euro të tjera për ta marrë pjesën e radhës së paktës ndihmëse.






